Lajmet

Google do të prezantojë një eksperiencë 3D tërësisht të re në Google Earth

Apr 17 2017
0 Shpërndarje
Priten më shumë pamje 3D në vend të pikturave 2D të shumë qyteteve. Google do të prezantojë një eksperiencë 3D tërësisht të re në Google Earth Photo Source: Google

Gjashtë muaj më parë Google lançoi një version VR të Google Earth për pajisjen e realitetit virtual HTC Vive, një aplikacion i cili ngelet ndër më të mirët në këtë industri.

Tashmë Google testoi një eksperiencë terësisht të re të Google Earth të cilën do ta prezantojë më 18 Prill. Edhe pse detajet mungojnë, përditësimi pritet të jetë i disponueshëm për të gjithë dhe jo vetëm ata që kanë një pajisje VR.

Aktualisht përdoruesit mund të vizitojnë vende të ndryshme të planetit në 3D. Është një softuer i mrekullueshëm të cilit i kanë munguar përditësimet. Priten më shumë pamje 3D në vend të pikturave 2D të shumë qyteteve.

Priten gjithashtu disa versione të aplikacioneve të Google për ekosistemin e realitetit virtual të kompanisë, DayDrem. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>