Lajmet

Google do të sjellë një pamje të re për Gmail në ueb

Apr 11 2018
0 Shpërndarje
Në një e-mail drejtuar administratorëve të G Suite kompania shpjegon disa prej veçorive të reja të dizajnit të ri. Google do të sjellë një pamje të re për Gmail në ueb

Google ka planifikuar një dizajn të ri për ndërfaqjen e uebit të Gmail dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

Në një e-mail drejtuar administratorëve të G Suite kompania shpjegon disa prej veçorive të reja të dizajnit të ri.

Google sjell këtë ndërfaqe me premtimin e një pamjeje më të pastër dhe të thjeshtë të llogarive Gmail.

Megjithatë kompania ka mbajtur të fshehtë elementët e dizajnit të ri. Pak muaj më parë kompania solli një pamje të re edhe për Google Calendar ma ikona, ngjyra dhe kuti aktivitetesh të reja.

Në tërësi ky dizajn i Google Calendar në ueb përkonte me atë në platforma mobile, andaj presim një lëvizje të ngjashme në Gmail.

Në 2014-ën kompania solli një dizajn radikal për Gmail por vetëm përmes aplikacionit Inbox duke lënë origjinalin në Gmail. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>