Biznes

Google tenton ta bëjë YouTube me pagesë

Aug 19 2014
0 Shpërndarje
Google tenton ta bëjë YouTube me pagesë

katy-perry-19Pas disa muajsh thashethemesh më në fund po i japim një vështrim të detajuar abonimit të shërbimit YouTube.

Disa nga fotot e mëposhtme, të publikuar nga Android Police, pretendohen se përmbajnë disa nga detajet e shërbimit të ri që do të quhet “ YouTube Music Key”.

Ky shërbim u spikat për herë të parë kur Google filloi blerjen e domaineve që përmbanin fjalët “music key” si për shembull: youtubemusickey.com, musickey.co.uk dhe musickey.jp të cilat tashmë janë në pronësi të Google. Ky version i ri i paguar i YouTube pretendohet se përfshin shikimin e videove offline, pamje të koncerteve, remikse ekskluzive dhe mungesë të reklamave.

Dhe pse çmimi akoma nuk është publikuar mendohet të jetë 9.99 $ në muaj. Abonentët e shërbimit YouTube Music Key gjithashtu do jenë në gjendje të kenë një abonim falas në kanalet e tjerë të muzikës në Google si: Google Play Music All Acces. Është pohuar se Google synon që këtë shërbim të ri ta quajë “Google Play Music Key”.

Ekziston një thashethem se Google do të bllokojë videot e atyre të cilëve nuk pranojnë shërbimin e ri. Raportohet gjithashtu se disa nga punonjësit e YouTube kanë dhënë dorëheqjen pasi nuk kanë qenë dakord me këtë ndryshim. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>