Harduer

Google tërhiqet nga laptopët Chromebook Pixel

Mar 2 2017
0 Shpërndarje
Google do tu japë fund përpjekjeve me laptopët Pixel, duke ja lënë këtë markë telefonëve dhe tabletëve të kompanisë. Google tërhiqet nga laptopët Chromebook Pixel Photo Source: IDG

Kështu u shpreh shefi i harduerit Rick Osterloh gjatë Kongresi Mobil Botëror duke theksuar se Google nuk ka në plan të ndërtojë një Chromebook Pixel të ri citon TechCrunch.

Aktualisht Google do ja atribojë këtë punë palëve të treta si Asus, Acer, HP dhe Samsung.

Osterloh gjithashtu tha se kompania ka shitur laptopët e ngelur Pixel. Ne e konfirmojmë këtë sepse një vështrim në dyqanin Google Store dhe dyqani thotë se nuk ka laptopë Pixel në stok.

Një arsye pse Google nuk do të prodhojë më laptopë Pixel mund të ketë qenë kostoja e lartë dhe mos prodhimi i tyre në masë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>