Blog

Google tërhiqet nga marrëveshja me Pentagonin, jo përdorimit të inteligjencës artificiale për zhvillimin e armëve

Jun 11 2018
0 Shpërndarje
Javën e kaluar Google u tha punonjësve se nuk do të rinovonte kontratën me Departamentin Amerikane të Mbrojtjes e cila skadon vitin e ardhshëm. Google tërhiqet nga marrëveshja me Pentagonin, jo përdorimit të inteligjencës artificiale për zhvillimin e armëve Photo Source: Bloomberg

Google ka premtuar se nuk do të përdorë inteligjencën artificiale për ndërtimin e armëve pas protestave për bashkëpunimin mes gjigandit të motorit të kërkimit dhe ushtrisë Amerikane.

Një vendim për të prodhuar mjete të cilat analizojnë imazhet filmike të dronëve bëri që shumë punonjës të largoheshin.

Javën e kaluar Google u tha punonjësve se nuk do të rinovonte kontratën me Departamentin Amerikane të Mbrojtjes e cila skadon vitin e ardhshëm.

Kompania është shprehur se nuk do të përdorë teknologjinë e inteligjencës artificiale për të dëmtuar njerëzit.

Kur gjiganti i kërkimit online zbuloi se kishte nënshkruar një kontratë për të ndarë teknologjinë në fjalë me Pentagonin, një numër punonjësish dhanë dorëheqjen dhe mijëra të tjerë protestuan.

Projekti i quajtur Maven, përdor inteligjencën artificiale për të dalluar njerëzit nga objektet në videot me dronë. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>