Lajmet

Google teston Dizajnin Material në ueb aplikacionin Calendar

Aug 15 2017
0 Shpërndarje
Sipas përdoruesve ndërfaqja ruan funksionalitetet bazë dhe ende do të mund të gjeni të njëjtat funksione aty ku ka qenë me versionin e vjetër. Google teston Dizajnin Material në ueb aplikacionin Calendar

Google është pranë ridizajnimit të Google Calendar në ueb si dhe një ndërfaqe plotësisht të re të përdoruesit.

Në rrjetin social Reddit përdoruesit raportuan se Google ka filluar testimet me një pamje të re dhe të përmirësuar vizuale të versionit desktop Calendar. Dizajni i ri është i bazuar në gjuhën e Material Design.

Sipas përdoruesve ndërfaqja ruan funksionalitetet bazë dhe ende do të mund të gjeni të njëjtat funksione aty ku ka qenë me versionin e vjetër.

Përdoruesit xDawnut publikoi disa foto të dizajnit. Aktualisht Google po teston dizajnin me një numër të kufizuar përdoruesisht që do të thotë se ju ende do të shikoni versionin e vjetër.

Duke qenë se gjuha e re e dizajnit të Google ka prekur gradualisht aplikacionet si Youtube, Chrome, Gmail e shumë të tjerë, historia nuk kishte si të ishte ndryshe për Calendar.

Mbetet e paqartë data e debutimit të dizajnit të ri të Calendar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>