Lajmet

Google teston format të ri për reklamat në rezultatet e kërkimit

Jun 20 2009
0 Shpërndarje
Google teston format të ri për reklamat në rezultatet e kërkimit

Një grup i përzgjedhur i reklamuesve në Google në SHBA kanë fituar mundësinë të provojnë të ashtuquajturat “reklamat e produkteve” që do ti lejojnë ata të vendosin shumë më shumë informacion në reklamat e tyre sesa që mund të vendosen brenda kutive momentale tekstuale në faqet kërkuese të Google. 

Wall Street Journal raportoi të Premten se Google ka konfirmuar testimin, që nuk do të zëvendësoj rekalamt me tekst por do t’i mundësojë Google të testojë efikasitetin e një sistemi tjetër lidhës për reklamues.

Për dallim prej reklamave standarde, reklamuesit në këtë program do të përpjeken me komisionin që dëshirojnë ta paguajnë për Google, për shitje reale që ndodhin në ueb faqen e reklamuesit, në vend të asaj që dëshirojnë të paguajnë kur një konsumatorë potencial klikon në atë reklam. Reklama do të vendoset në mënyrën e njejtë sikurse që kompanitë vendosin lista pa pagesë për Google Product Search apo Google Shpping, përgjatë Google Base, por për dallim prej këtyre listave Google thekson se do të ofrojë “vendosje prominente’ për reklama të vendosura përmes këtij programi.

Google Blogoscoped ka e-mailin e plotë të dërguar gjatë reklamuesve potencial, që identifikon programin si një ‘beta’ dhe e përshkruan reklamën si: ‘Reklamat e produkteve të Google do të veçohen me informacione specifike të produkteve drejtpërsëdrejti në reklamë, më saktësisht do të kenë çmim dhe imazh të produktit. Gjatë programit beta, Google do të testojë të identifikojë formatet më efektive reklamuese’.

Lajmet e fundit>