Lajmet

Google teston integrimin e aktivitetit në Gmail në rezultate të kërkimit

Dec 22 2012
0 Shpërndarje
Google teston integrimin e aktivitetit në Gmail në rezultate të kërkimit

Një teknologji e përdorur nga asistenti virtual i Android-it e quajtur Google Now është duke bërë rrugëtimin e vet drejt uebit.

Google tani do të zbulojë informacionin përkatës nga inbox-i juaj për fluturimet, rezervimet në restorante, ose blerjet drejtpërdrejta, në rezultate të kërkimit, derisa të jeni të kyçur.

Veçoritë e reja janë pjesë e “field trials” që Google i filloi këtë vit dhe janë të kufizuara për përdoruesit e @gmail.com në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju mund të regjistroheni nga këtu dhe ju po ashtu duhet të jeni në gjendje që të përdorni veçoritë e reja pasi të keni pranuar një e-mail konfirmimi.

Si funksionon kjo? Kur jeni të qasur në llogarinë tuaj në Google, nga faqja kryesore për kërkim në Google ju mund të kryeni disa kërkime të posaçme që do të shkojnë përgjatë e-maileve tuaj dhe do të paraqesin informacionin në një ndërfaqe të ngjashme me një kartë, ngjashëm si shërbimi Google Now që doli për Android.

Për shembull një kërkim do të paraqes një kartelë me informacionin për rezervimet e ardhshme, që merren nga e-mailet tuaj, së bashku me informacionin e fundit për fluturim.

Ju gjithashtu edhe mund të shihni e-mailet relevantë nga inboxi juaj varësisht nga kërkimi juaj në ueb, ose të kërkoni skedarë nga Google Drive juaj me kërkesa si “dokumentet për pushimet verore”. (PC World Albanian)

Gmail

Lajmet e fundit>