Lajmet

Google teston lidhjen e faqeve Google+ me kanalet në YouTube

Apr 12 2013
0 Shpërndarje
Google teston lidhjen e faqeve Google+ me kanalet në YouTube

Google po teston një program të ri që i lejon krijuesit të lidhin faqet e Google+ me llogaritë edhe në kanalet e YouTube.

Aktualisht ky funksion është në një nivel testimi, pra nuk është i mundshëm për të gjithë përdoruesit.

Në momentin e lidhjes një llogari Google mund të menaxhojë deri në 50 kanale në YouTube. Karakteristika të reja vijnë me këtë shërbim si: përmirësimi i ndarjes së videove, apo komunikime online në rrjet dhe një opsion i YouTube në Google +.

Për ta aktivizuar këtë funksion, përdoruesit e YouTube mund të gjejnë një opsion testimi: “lidhuni me një faqe Google+ ”.

Që andej keni mundësinë për të tu lidhur qoftë me faqe të reja apo qoftë me faqe aktuale që menaxhohen nga llogari të YouTube dhe janë të lidhura me profile të Google+.

Që kur Google po merret me zhvillimin e funksionit të ri, kompania paralajmëron se aplikacionet mobile dhe mjetet e palës së tretë mund të jenë më të avantazhuara për të punuar me këto, llogaritë e reja të lidhjes.

Rekomandon gjithashtu përdorimin e aplikacionit të ri të YouTube për Android dhe iOS.

Një komunitet i Google + po merret me ofrimin e ndihmës për krijuesit që ta kenë më të lehtë këtë lidhje të faqeve. (PCWorld Albanian)

google plus

Lajmet e fundit>