Lajmet

Google teston mjete publikimi të ngjashme me Snapchat

Aug 6 2017
0 Shpërndarje
Sfida qëndron tek lehtësia e përdorimit dhe shpejtësia e këtyre mjeteve për krijimin e një eksperience interesante për përdoruesit. Google teston mjete publikimi të ngjashme me Snapchat

Google është duke zhvilluar një teknologji të cilën kompanitë mediatike mund ta përdorin për të krijuar histori të ngjashme me ato të platformës Discover të Snapchat, raportoi të Premten agjencia e lajmeve Reuters.

Projekti i Google i cili ka emrin e koduar “Stamp,” është në fazat e para të testimit me publikuesit tha një person i afërt me çështjen për Reuters.

Firmat teknologjike si Google, Snapchat apo Facebook i kanë hyrë një gare të ethshme për të zhvilluar mjetete të reja publikimi për kompanitë mediatike dhe mbushur aplikacionet e tyre me përmbatje sportive, zbavitëse, lajme e shumë të tjera.

Sfida qëndron tek lehtësia e përdorimit dhe shpejtësia e këtyre mjeteve për krijimin e një eksperience interesante për përdoruesit.

Mënyra e konsumit të përmbajtjeve, fotove, dhe videoklipeve në Snapchat Discover është unike për mënyrën e shfletimit me një të prekur mbi ekran.

I pari që raportoi zhvillimin e një teknologjie të tillë ishte Wall Street Journal të cilin e quajti Google Stamp.

Google ka patur diskutime me disa publikues si Vox Media, Time Warner dhe Time për tju bashkuar këtij projekti. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>