Lajmet

Google teston një version “të lehtë” të aplikacionit Search në Android

Aug 18 2017
0 Shpërndarje
Përdoruesit në Indonezi janë të parët që kanë filluar të shohin aplikacionin në Play Store i cili zë më pak hapësirë dhe më pak RAM për të operuar. Google teston një version “të lehtë” të aplikacionit Search në Android

Google do ti bashkohet Facebook dhe Linkedin me një version minimal të aplikacionin Search në Android.

Zbuluar nga Android Police, aplikacioni cilësohet si eksperimental dhe ofron përmbajtje si lajme, moti, sajtet popullore dhe shërbimin e përkthimit të Google.

Duke ndjekur trendin e aplikacioneve Lite, Search Lite vjen për të bërë kërkimin në internet më më pak stresues për internetin celulare kryesisht në vende me akses të limituar dhe me internet të kufizuar.

Përdoruesit në Indonezi janë të parët që kanë filluar të shohin aplikacionin në Play Store i cili zë më pak hapësirë dhe më pak RAM për të operuar.

Në ndërfaqen kryesore gjenden disa ikona të shërbimeve më kryesore të cilat mund ti përshtatni në bazë të preferencave tuaja. Ngjan njëlloj si aplikacioni kryesor Google search por më i lehtë për tu kontrolluar.

Gjithashtu mund të kryeni kërkime përmes komandave zanore por edhe me tekst. Nga cilësimet e aplikacionit mund të përshtatni më tutje rezultatet e kërkimit.

Aplikacionin mund ta provoni duke shkarkuar nga një burim i jashtëm në këtë lidhje: (http://bit.ly/2witJvU) /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>