Lajmet

Google teston njoftimet e reja në Chrome

May 27 2013
0 Shpërndarje
Google teston njoftimet e reja në Chrome

Google ka lançuar një version beta të shfletuesit Chrome, përmes së cilit vijnë edhe ato që kompania i quan “njoftime të pasura”.

Çfarë janë ato? Nëse keni instaluar shtesa apo aplikacione në shfletuesin tuaj dhe nëse ato ju shfaqin njoftime në ekran sa herë ndodh diçka, atëherë ndërfaqja e re e Google Chrome për njoftimet do të jetë më interesante dhe më funksionale.

Qëllimi i rritjes së madhësisë së njoftimeve konsiston në rritjen e efektivitetit të njoftimeve, të cilat do t’i tërheqin më tepër vëmendjen përdoruesit. Për shembull, përmes ndërfaqes së re përdoruesit do t’i bëjë më tepër përshtypje dhe do t’i bjerë më tepër në sy një njoftim nga Google Calendar i cili e njofton për takimin e radhës.

E njëjta gjë vlen edhe për njoftime të tjera si e-mailet e reja, mesazhet e chat-it, lajmet e fundit etj.

Përveç kësaj zhvilluesit e aplikacioneve kanë mundësi ta formatojnë tekstin e njoftimeve e njëkohësisht të përfshijnë në të imazhe apo funksionalitete të aplikacionit apo shtesës që ata kanë krijuar. Në këtë mënyrë, bëhet më i lehtë përdorimi i aplikacionit nga përdoruesi.

“Njoftimet e pasura përfshijnë ikona dhe hapësirë më të madhe për të dhënë titullin e mesazhit dhe një tekst të shkurtër.

Gjithashtu, tashmë keni mundësi të krijoni butona veprimi si dhe t’i lejoni përdoruesit ta përdorin ndërfaqen e njoftimit ashtu siç do të bënin me vetë aplikacionin,” u shpreh Justin DeWitt, inxhinier softuerik në Google.

Një karakteristikë e re është edhe “notification center,” e cila përmban të gjitha njoftimet e shfaqura. Nëse përdoruesi nuk ka arritur të shohë dot ndonjërën prej tyre, atëherë duke hyrë në këtë pjesë ai mund të shohë të gjitha ato njoftime që i ka humbur.

Seti i karakteristikave të reja mund të shihet paraprakisht në Chrome Beta për Windows, në Chrome Dex – i cili është një version para-betas – për Chrome OS, dhe së shpejti do të jenë të disponueshme edhe për Mac dhe linux. (PCWorld Albanian)

cheome

Lajmet e fundit>