Softuer

Google teston Quake II në HTML5

Apr 2 2010
0 Shpërndarje
Google teston Quake II në HTML5

“Prodhimet e reja të shfletuesve të webit HTML5 janë të aftë që të bëjnë disa gjëra shumë mahnitëse dhe disa prej inxhinierëve tanë kanë vendosur që të shpenzojnë diku rreth 20% të kohës për të treguar deri ku mund t’i shtyjmë kufijtë. Rezultati? Një port HTML5 i motorit luajtës të Quake II” shpjegoi, zëdhënësi i Google Chris Ramsdale.

“Ne kemi filluar me porti ekzistues Jake 2 Java të motorit Quake II, dhe më pas përdorëm Web Toolkit të Google (së bashku me WebGl, WebSockets dhe shumë modifikime tjera) për ta kompiluar në Javascript. Ju mund t’i shihni rezultatet në video – ne jemi vërtetë të befasuar kur e pamë që kalonte mbi 30FPS në laptopët tanë!”

Megjithatë, Ramsdale paralajmëroi se porti nuk ka gjasa të funksionojë në diçka tjetër pos në një shfletues modern.

“Ende bëhet fjalë për ditët e hershme të WebGL, kështu që ju nuk do të jeni në gjendje të bëni diçka të tillë përveç se me një shfletues të klasës së lartë, por nëse dëshironi të kontrolloni kodin dhe ta provoni edhe vetë, ju mund ta gjeni atë këtu”.

Lajmet e fundit>