Lajmet

Google teston shijet e përdoruesit për pamjen e Android, ofron këshilla dhe sugjerime

Mar 13 2017
0 Shpërndarje
Një prej pikave më të forta të Android ndaj iOS kanë qenë mundësia e shumta të personalizimit të ndërfaqes, megjithatë ka qenë e paqartë deri në çfarë niveli është i pranueshëm ky personalizim për Google. Google teston shijet e përdoruesit për pamjen e Android, ofron këshilla dhe sugjerime Photo Source: Google

Sot Google afirmoi një prej strategjive më të forta në luftën ndaj iOS. Një sajti i ri i quajtur #myAndroid Taste Test u vjen në ndihmë përdoruesve të cilët janë në kërkim të pamjes perfekte për telefonin e tyre.

Një kuiz prej 20 pyetjesh do të arrijë në përfundimin e shijeve tuaja. Shumica e tyre janë preferenca për ngjyrat dhe tonalitetet e tyre. Do të pyeteni se për çfarë e përdorni telefonin kryesisht dhe në fund nëse jeni një fillestar, mesatar apo ekspert Android.

Sa po kuizi të ketë përfunduar përllogaritje do ofrojë menjëherë rekomandime të sfondeve, widgets, pakove të ikonave, lançuesve dhe tastierave të disponueshme për shkarkim. Të gjitha këto shoqërohen nga një shpjegim pse secila prej tyre përshtat me shijet e përdoruesit.

Kur bëhet fjalë për sugjerime tastierash, i vetmi opsion është Gboard edhe pse ska asgjë të keqe në këtë mes. Pavarësisht nëse jeni i ri apo veteran i Android, mundësitë e personalizimit të eksperiencës në Android janë të panumërta. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>