Lajmet

Google thotë se inteligjenca artificiale e saj mund të bllokojë 99.9 % të sulmeve phishing në Gmail

Jun 6 2017
0 Shpërndarje
Kostoja mesatare e një sulmi phishing ka qenë 1.6 milion dollar. Sulmi ndaj Komitetit të Partisë Demokratike Amerikane për të cilin akuzohet Rusia ishte një sulm "phishing." Google thotë se inteligjenca artificiale e saj mund të bllokojë 99.9 % të sulmeve phishing në Gmail

Hakimet me metodat e peshkimit janë një problem serioz dhe aq problematike është bërë situata pranë Google saqë motori i kërkimit ka vendosur të reagojë ndaj tij.

Sulmet me “phishing” të cilat nxisin përdoruesit të klikojnë lidhje apo të hapin e-mail-e të infektuara kanë shënjestruar kryesisht individë dhe kompani. Në 2016-ën 85% e kompanive janë goditur me sulme të tilla ndërsa 90% e sulmeve përmbanin ransomware.

Kostoja mesatare e një sulmi phishing ka qenë 1.6 milion dollar. Sulmi ndaj Komitetit të Partisë Demokratike Amerikane për të cilin akuzohet Rusia ishte një sulm “phishing.”

Google mendon se ka gjetur zgjidhje, duke sulmuar “phishing” me inteligjencën artificiale. Një algoritëm i gjurmimit të këtyre sulmeve do të indentifikojë e-mail-et me karakteristika të ngjashme.

E-mail-i më pas etiketohet si i pasigurtë. Algoritmi mëson nga sulmet e reja phishing kur ekspozohet ndaj tyre dhe përditëson masat në kohë reale. Google pretendon se 50% deri në 70% e e-mail-eve që kalojnë në Gmail janë spam dhe sistemi i tyre i gjurmimit është 99.9%.

Përveç algoritmit të ri, Google do të shfaqë mesazhe paralajmëruese ku klikohet një link i cili dyshohet se dërgon përdoruesin në një uebsajt “phishing.”

Teknologjia e re do të jetë e disponueshme në G Suite dhe të gjithë ata që përdorin Gmail. Kompania paralajmëroi se masat e reja nuk zëvendësojnë softuerin tuaj të sigurisë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>