Lajmet

Google thotë se Safe Browsing mbron 3 miliard pajisje në mbarë botën

Sep 12 2017
0 Shpërndarje
Kompania tha se inteligjenca artificiale dhe ngritja e pajisjeve mobile kanë qenë dy katalizatorët kryesorë që kanë dërguar shërbimin në këtë adoptim masiv. Google thotë se Safe Browsing mbron 3 miliard pajisje në mbarë botën

Ditën e sotme Google tha se shërbimi i shfletimit të sigurte – Safe Browsing – i cili debutoi në 2007-ën mbron 3 miliard pajisje në mbarë botën.

Në Maj të 2016-ës kjo shifër ishte 2 miliard pajisje. Safe Browsing mbron përdoruesit nga qasja në uebsajte dhe URL të cilat përmbajnë maluer apo përmbajtje phishing në shfletuesit Chrome, Firefox dhe Safari.

Shërbimi gjithashtu mund të aksesohet përmes API-së publike, ose duke vendosur URL-në manualisht dhe kontrolluar sajtet që dëshironi të vizitoni.

Këtë shërbim Google e ka integruar në disa produkte si Android, Ads, Analytics, Gmail, Google Play etj.

Kompania tha se inteligjenca artificiale dhe ngritja e pajisjeve mobile kanë qenë dy katalizatorët kryesorë që kanë dërguar shërbimin në këtë adoptim masiv.

Në të shumtën e rasteve Safe Browsing mbron përdoruesit pa e kuptuar ata. Kjo do të thotë se ne nuk i shohim uebsajtet e infektuara e as aplikacionet e dëmshme Android si dhe mesazhet e dyshimta në Gmail.

Kjo sepse ata filtrohen. Fotoja e paraqitur tregon një sajt i cili tenton tu vjedhë të dhënat. Ka prej atyre aplikacioneve që kanë integruar fuqitë mbrojtëse të Safe Browsing dhe një prej tyre është Snapchat. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>