Lajmet

Google thyen rregullat: Vendos të largojë një fotografi të një skene krimi nga Google Maps

Nov 19 2013
0 Shpërndarje
Google thyen rregullat: Vendos të largojë një fotografi të një skene krimi nga Google Maps

googleeeeaGoogle po punon për të larguar pamjet e një skene të vrasjes nga shërbimi i vet në Google Maps pas një kërkesës së babait të viktimës.

Jose Barrera së fundi pa një fotografi të birit të tij Kevin, i cili ishte gjetur i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri, afër hekurudhave në Richmond, CA, në muajin gusht të vitit 2009, në moshën 14 vjeçare.

Barrera tregoi për KTVU që fotografia i solli atij shumë kujtime të këqija dhe e shtyu atë që të bëjë një kërkesë tek gjiganti i kërkimit.

Google është shpesh mjaft ngurruese për të ndryshuar bazën e vet të të dhënave nga kërkesat e përdoruesve, por ndërmarrja është duke punuar për ta zëvendësuar fotografinë, siç konfirmoi Brian McClendon, që është zëvendës president i Google Maps, në një deklaratë për The Next Web:

“Zemrat tona janë me familjen e këtij djaloshi të ri. Që kur mediat na kontaktuan për herë të parë për imazhin, ne kemi shikuar një zgjidhje të ndryshme teknike. Google kurrë nuk ka përshpejtuar zëvendësimin e fotografive të përditësuara satelitore nga hartat tona më parë, por duke i ditur rrethanat, ne donim të bënim një përjashtim në këtë rast. Ne besojmë që ne mund ta përditësojmë këtë brenda tetë ditëve dhe kemi folur me familjen për t’ia bërë me dije që ne jemi duke punuar shumë për përditësimin.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>