Ja se si

Google Translate mundëson përmirësimin e përkthimeve

May 31 2012
0 Shpërndarje
Google Translate mundëson përmirësimin e përkthimeve

Google Translate është një vegël shumë e përdorshme, veçanërisht për ata që duan të kuptojnë gjërat që i lexojnë në gjuhë të huaja, por sidoqoftë, megjithë vlerën që ka, kjo vegël mund të jetë edhe shumë bezdisëse. Shumë herë mund të ju ndodh që të shihni shembuj ku një përkthim mund të duket mjaft mirë në letër, por ka shumë gabime morfologjike, semantike gjatë bashkëbisedimeve. 

Në një përpjekje për të ndihmuar në këtë, Google ka paraqitur një shtojcë “testuese” interesante që jua mundëson poseduesve të Ueb faqeve dhe madje edhe vizitorëve të rregullojnë dhe përmirësojnë tekstin e përkthyer nga shtojca Google Translate që ndodhet në Ueb faqet gjegjëse. 

Blogu i Google Translate e shpjegon ecurinë: 

Për të filluar: 

-Shtoni shtojcën Website Translator dhe etiketën për përshtatje në Ueb faqen tuaj 

-Pastaj përkthejeni një faqe në njërën nga 60+ gjuhët duke përdorur Website Translator 

Për të ndryshuar një përkthim: 

– Shkoni tek një fjali e përkthyer për të parë tekstin origjinal 

– Klikoni në “Contribute a better translation” 

– Dhe në fund, klikoni në një frazë për të zgjedhur një përkthim tjetër automatik – ose thjesht klikoni dy herë për të ndryshuar drejtpërsëdrejti përkthimin. 

Vizitorët e një Ueb faqeje që posedon Google Translate mund të kontribuojnë për të dhënë propozime për përmirësime në përkthim, por ato do të kenë efekt vetëm pasi të jenë aprovuar nga administratori i Ueb faqes përkatëse. 

Kjo lëvizje mund të jetë mjaft e mirëseradhur pasi që barrierat gjuhësore janë gjëra që shumëkush mund të dëshirojë që t’i tejkaloj. (PC World Albanian) 

Lajmet e fundit>