Lajmet

Google Translate për iOS shton ndërfaqe të re dhe mundësinë për shkrim me dorë

Sep 21 2013
0 Shpërndarje
Google Translate për iOS shton ndërfaqe të re dhe mundësinë për shkrim me dorë

granslate_large_verge_medium_landscapeGoogle Translate për iOS është duke marrë një përditësim, që përshin një pamje të re dhe mundësi për shkrim me dorë në platformën mobile të Apple.

Google tashmë ka shtuar veçorinë në aplikacionin e vet për Android pothuajse dy vite më parë dhe në aplikacionin e vet të uebit më herët këtë vit, por kjo është hera e parë që versioni për iOS do të jetë në gjendje që të analizojë çfarë keni vizatuar në ekranin e pajisjes tuaj iPhone.

Ndërfaqja e përdoruesit dhe ikona janë ridizajnuar dhe tani përshtaten me formën landscape të iOS 7, ndonëse do të mund të thoshit me lehtësi që jeni në një nivel me aplikacionet e tjera të Google si Gmail, Google Maps dhe Google Search.

Dhe brenda, aplikacioni tani mbështet më tepër se 70 gjuhë, duke përfshirë shtatë gjuhë të reja si: gjuhën boshnjake, cebuane, javaneze, khmere, lao dhe marathi.

Shkrimi me dorë mund të jetë i kuptueshëm më mirë dhe më lehtë për ndonjë gjuhë, ndërsa më i vështirë për ndonjë gjuhë tjetër.

Aplikacioni pret që ju të shkruani që përafërsisht të jeni në gjendje ta kuptoni atë që po e shkruani, kështu që ju duhet ta mbani gishtin tuaj në xham nëse dëshiron më tepër kohë për të kuptuar se si të riprodhoni ndonjë karakter jo fort të zakonshëm.

Google thotë që shkrimi me dorë tani mbështetet për 49 gjuhë, që do të mund të ishte një ndihmë për udhëtarët në mbarë botën dhe duke qenë falas, ia vlen të përdoret.

Ai është në dispozicion për iPhone dhe iPad që përdorin iOS 5.1 ose të mëvonshëm, ose nëse jeni duke përdorur iOS 7, ju mundeni thjesht të rrini dhe ta lini që të ndodh përditësimin në prapavijë. (PCWorld Albanian)

canadian

Lajmet e fundit>