Vëzhgim

Google trefishon shpejtësinë e butonit +1

Jul 27 2011
0 Shpërndarje
Google trefishon shpejtësinë e butonit +1

“Ne kemi filluar që të hapim një varg ndryshimesh që do ta bëjnë butonin deri në 3x më të shpejtë në faqen tuaj,” tha inxhieri softuerik, David Byttow, në një postim në blog. “Nuk kërkohet ndonjë veprim nga anaj juaj, vetëm uluni, relaksohuni dhe shikojeni se si butoni funskionon më shpejt.”

Përveç shtimit të kësaj shpejtësie, Google paraqiti kodin e ri që e shpejton butonin  +1.  Kodi mundëson që një faqe ta ngarkojë kodin e butonit +1 në JavaScript, paralelisht me përditësimin tonë. Rezultati paraqet një tjetër përmirësim në kohën e hapjes së faqes. Kodi është i gatshëm këtu.

Butoni +1 është si përgjigjie e Google ndaj butonit Like të rrjetit Facebook. Që nga lëshimi i tij, ky buton ka gjetur mjaft zbatueshmëri, madje është më i zgjeruar se vetë butoni Tweet i rrjetit Twitter./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>