Lajmet

Google tregon se çfarë kërkojnë më shumë përdoruesit

Jun 14 2012
0 Shpërndarje
Google tregon se çfarë kërkojnë më shumë përdoruesit

Gjiganti i uebit ka ndryshuar “Kërkimet e Nxehta” në Google Trends, duke ofruar informacion shtesë përmes të gjithë pyetësorët që i përgjigjen kërkesave të tregut.

Nëse shkoni tek lista “Hot Searches” e Google, do të gjeni që tre kërkimet kryesore për momentin janë: Apple, Robin Roberts dhe LA Kings. Ju do të shihni se sa herë është klikuar secila prej tyre dhe do vëreni se brenda disa orëve ka pasur miliona kërkime.

Të gjitha këto veçori janë risi që vijnë me ndryshimin “Hot Searches” të Google në Shtetet e Bashkuara.

“Me Hot Searches në Google Trends, ju mund ta shihni një listë të termave të kërkuar për një pamje të çastit në SHBA,” – shkroi në një postim në blog, inxhinieri softuerik në Google, Nimrod Tamir. “Tani, Hot Searches ka marrë një rifreskim që e bën listën e kërkimeve më të dukshme, grupet e ngjashme me terma e kërkimit në rritje të kërkimit, duke bërë të mundur që të shihni më tepër informacion rreth këtyre kërkimeve.”

Ngjashëm me temat që janë në Twitter, përdoruesit mund të kuptojnë se çfarë po kërkohet më shumë në Shtetet e Bashkuara. Për ta kuptuar se cilat tema po tërheqin më tepër përdoruesit, Google përdor një variant që analizon miliona kërkime dhe pastaj i klasifikon ato. Hot Searches përditësohet çdo orë.

Në dallim nga versioni i kaluar i Hot Searches, që gjithmonë ofronte 20 rezultate ditore, faqja e re paraqet një sistem filtrues që na ndihmon të sigurohemi që lista përfshin vetëm ngjarjet informuese më të nxehta të ditës. Kur disa terma iu referohen të njëjtës ngjarje, si [Tony awards 2012] dhe [Audra mcdonald], tani ato do të grumbullohen në një hyrje, që liston të gjitha “Kërkimet e Ngjashme”. Së fundi, lista e re ofron po ashtu një indikacion se sa kërkime janë kryer për çdo temë në periudhën prej 24 orëve kur ishte në trend.(PC World Albanian)

Lajmet e fundit>