Lajmet

Google Trends zgjerohet duke përfshirë edhe rezultate nga YouTube

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
Google Trends zgjerohet duke përfshirë edhe rezultate nga YouTube

google-trendsGoogle ka lajmëruar për zgjerimin e Google Trends për të marrë të dhëna nga YouTube.

Kjo do të thotë që përveç rezultateve nga kërkimet në Google do të ketë rezultate edhe në kërkimet në YouTube.

Për ata që nuk e dinë Google Trends, ju jep mundësinë për të gjetur dhe për të njohur trafikun e modeleve të ndryshme me kalimin e kohës edhe gjeografikisht. Shtesa me YouTube do të thotë që ju mund të ekzaminoni trende të videove të populluara në internet.

Për shembull trendi për videot e “Harlem Shake” tregohet nga fotografia e mëposhtme.

Google Trends 1

Ja dhe rezultati mbi kërkimin e bërë në YouTube.

Google Trends 2

Google e bleu YouTube në 2006 për 1.65 miliardë $. Edhe pse YouTube mund mos të ketë qënë blerja më fitimprurëse e Google, ajo ka qënë patjetër më e zgjuara. Edhe pse ka faqe të tjera të ndarjeve të videove, YouTube ngelet më i populluari.

Kjo është edhe arsyeja për shtimin e YouTube tek Google Trends.

Google Trends nuk ju jep një ide të plotë mbi atë që është popullore apo atë që nuk është në internet sepse limitohet vetëm tek shërbimet e Google. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>