Lajmet

Google: Turqia është duke ndërmjetësuar trafikun e uebit për të spiunuar përdoruesit

Mar 31 2014
0 Shpërndarje
Google: Turqia është duke ndërmjetësuar trafikun e uebit për të spiunuar përdoruesit

googledns1_640.0_standard_800.0Vendimi i Turqisë për të bllokuar qasjen në uebfaqet e popullarizuar ka ndikuar që shumë qytetarë të përdorin shërbimet e emrit të domeinit nga Google për t’i vizituar ato faqe. Tani Google raporton që shumica e ofruesve turq të shërbimeve të internetit janë duke u “maskuar” si DNS i Google, për të spiunuar përdoruesit.

Lëvizja vjen një javë pas raporteve sipas të cilave Turqia kishte bllokuar qasjen në DNS-ët e Google. “Ne kemi marrë disa raporte të besueshme dhe konfirmuam me hulumtimin tonë që shërbimi i Sistemit të Emrave të Domeinëve (DNS) të Google është ndërmjetësuar,” tha Google në një postim në blog.

Një DNS e dërgon emrin e domeinit tuaj që e shkruani në shfletuesin tuaj tek IP adresa e asaj faqeje. Në ditët e para të bllokimeve të rrjeteve sociale në Turqi, qytetarët turq ishin në gjendje të rikthejnë qasjen në Twitter dhe YouTube duke përdorur DNS-ët e Google. Por tani ISP-të e Turqisë kanë vendosur serverë që duket të jenë të Google, që sipas Google-it, kanë mundësi t’i vendosin përdoruesit nën mbikëqyrje.

Turqia bllokoi qasjen në shërbimet e rrjeteve sociale pasi kryeministri i vendit Recep Taip Erdogan, ishte i përfshirë në një skandal korrupsioni ku incizimet në të cilat ai i kishte thënë djalit të tij të vendos shuma të mëdha të parave, u publikuan në YouTube dhe vende të tjera. Erdogan e mohon vërtetësinë e incizimeve, duke thënë që ato janë montime të rivalit të tij, klerikut Fethullah Gulen. Ai ka punuar për të ndalur përhapjen e incizimeve përpara zgjedhjeve lokale të cilat u mbajtën gjatë ditës së diel. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>