Lajmet

Google, Twitter dhe Facebook bashkohen kundër reklamave abuzive

Jun 14 2012
0 Shpërndarje
Google, Twitter dhe Facebook bashkohen kundër reklamave abuzive

Google, Twitter dhe Facebook janë në mes të gjigantëve të industrisë së internetit, të cilët janë duke ofruar përpjekjet e veta në fushatat jofitimprurëse me synim luftimin kundër reklamave të këqija, sulmeve keqdashëse që abuzojnë me besueshmërinë online.

Organizata jofitimprurëse StopBadware ka bashkëpunuar me gjigantë të kësaj industrie, që përfshin edhe Interactive Advertising Bureau (IAB) dhe AOL, për të lëshuar Ads Integritiy Alliance, e cila do të punojë në edukimin, trajtimin dhe reklamimin në hapësirën e reklamimit në internet.

Anëtarët e kësaj aleance kanë premtuar që do të zhysin talentet e tyre, të shpërndajnë praktikat më të mira dhe të formulojnë rekomandimet për t’i trajtuar problemet. Pesëshja e parë do të shpërndajë informacione rreth trendeve dhe “aktorëve të këqij” me secilin përdorues të uebit.

Të dhënat nga faqet, ndërmarrjet apo trendet problematike, publikohen rregullisht, derisa një forum i komunitetit, BadwareBuster.org, tani është hapur për t’i përkrahur të tjerët që ofrojnë këshilla dhe ide të çmueshme.

StopBadware thotë që fushata do të mirëmbajë lidhjet me krijuesit e rregullave dhe agjensive për zbatim të ligjit, në mënyrë që të ofrojnë këshilla dhe informacione për të ndihmuar që gjërat të jenë të përhapura me autoritetet. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>