Lajmet

Google u mundëson zhvilluesve t’u përgjigjen komenteve në Play App Store

Jun 25 2012
0 Shpërndarje
Google u mundëson zhvilluesve t’u përgjigjen komenteve në Play App Store

Aktualisht kjo veçori u lejohet vetëm një numri të kufizuar të zhvilluesve. Google është duke shtuar aftësinë që zhvilluesit t’u përgjigjen pyetjeve dhe komenteve të postuara për aplikacionet e tyre në Play App Store.

Zhvilluesit mund të përdorin një veçori të re në konzolën zhvilluese në mënyrë që t’u ndihmojnë përdoruesve të hutuar, apo për t’jua bërë atyre me dije kur kërkesat e tyre të jenë implementuar. Kur zhvilluesit i përgjigjen pyetjes, përdoruesi që e ka parashtruar atë pyetje do të njoftohet përmes emailit që zhvilluesi ka dhënë përgjigje.

Zhvilluesit mund t’i shikojnë të dhënat, përfshirë këtu komentet dhe rreth aplikimeve të tyre në konzolën zhvilluese të Android në Google Play. Zhvilluesit poashtu mund t’i ndajnë komentet sipas gjuhëve, vlerësimeve, dhe versioneve të aplikacioneve dhe pajisjeve. Zhvilluesit mund të shkruajnë dhe t’i postojnë përgjigjjet e tyre në një fushë të re në konzolë.

Sipas kompanisë Google, fillimisht ky funksion do të jetë në dispozicion vetëm për zhvilluesit me distinktivin “TOP Zhvillues”. Megjithatë, kompania planifikon që në të ardhmen këtë opsion t’jua ofroj më shumë zhvilluesve në Google Play.

Zhvilluesi për celularë Konrad Hubner, tha se kjo shtesë është shumë e mirëseardhur dhe njëkohësisht shtoi se “Kjo është e meta më e madhe e Apple App Store dhe Google Play. Nuk ka ndonjë mënyrë që t’i pyesim njerëzit se a janë të kënaqur me aplikacionin dhe t’u ndihmojmë atyre në rast se kanë telashe. Prandaj ky është një hap i mrekullueshëm nga Google. Me të vërtet një funksion shumë i mirë dhe një situatë e favorshme si për zhvilluesit ashtu edhe për përdoruesit” .

Para konferencës së zhvilluesve I/O që mbahet këtë javë, Google poashtu azhurnoi dizajnin e Ueb faqes së zhvilluesve në Android. Sipas Google, detyrat e zhvilluesve mund të ndahet në tre grupe: dizajni, zhvillimi dhe distribuimi i aplikacioneve .

Në seksionin e dizajnit, zhvilluesit mund të gjejnë informacione se si ta dizajnojnë ndërfaqen e përdoruesit për aplikacionet e Android përfshirë këtu edhe topografinë, ngjyrën dhe strukturën.

Një pjesë e faqës së zhvilluesve përfshinë seksionin e trajnimit dhe mjetet e nevojshme për të prodhuar aplikacione të Android. Megjithatë, sipas Google pjesa më e rëndësishme e kësaj enigme ka të bëjë me marrjen e aplikacioneve nga ana e miliona përdoruesve tjerë në Play. Prandaj Google për këtë arsye, ka shtuar seksionin për shpërndarje.

Konferenca e Google I/O për zhvilluesit fillon me 27 qershor dhe mbahet në San Francisko. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>