Blog

Google uron femrat këtë 8 mars përmes logos së saj

Mar 8 2015
0 Shpërndarje
Google uron femrat këtë 8 mars përmes logos së saj

unnamed

8 marsi është Dita ndërkombëtare e Gruas, një festë e përvitshme që promovon e rolin e gruas në shoqëri. Google ka vendosur të shfaqë në logon zyrtare të saj të motorit të kërkimit një moto “Bëje Realitet” (Make it Happen) e cila ka si qëllim të inkurajojë njohjen dhe lartësimin e rolit të gruas kudo në botë pavarësisht vendit, fesë, edukimit etj.

Kjo logo fokusohet tek gratë me profesione në sektorë të ndryshëm si art, biznes, rol vendimarrës dhe në gjithë aspektet e mjediseve ku barazia mes gjinive akoma nuk është arritur plotësisht. Në Britani hendeku mes gjinive është 17.5%. Komisioni i Barazisë dhe Të drejtave të Njeriut ka deklaruar se do të duhen dhe 70 vjet që ky hendek të zhduket plotësisht. Google ka zgjedhur ta promovojë këtë ditë me anë të kombinimit të disa figurave ku shfaqen gratë në poste e profesione të rëndësishme si astronaute, shkencëtare, mjeke, dentiste, atlete, mësuese, shefe, role të cilat para disa kohësh ishin të mbizotëruara vetëm nga meshkujt.

Kompania Google është duke bashkpunuar gjithashtu me firmën e reklamimit The Drum për të renditur femrat më premtuese dhe të suksesshme në botën e marketingut. Rezultatet e këtij sondazhi do të publikohen ditën e sotme. Dita e Gruas është festuar për herë të parë në vitin 1911 dhe festohet çdo vit në 8 Mars 2015 në shumë vende të botës. (PC World Albanian)

Tags >

festive
Lajmet e fundit>