Lajmet

Google vendos në krye të Chrome OS inxhinierin e Android

Oct 18 2014
0 Shpërndarje
Google vendos në krye të Chrome OS inxhinierin e Android

chromeosandroid.0.0_standard_800.0Sipas një raporti nga The Wall Street Journal, kompania Google ka vënë në krye të departamentit të Chrome OS të njëjtin person që mban postin e zëvendës presidentit inxhinierik të Android. Ai quhet Hiroshi Lockheimer, do të jetë përgjegjës për të dy departamentet në të njëjtën kohë dhe do ti raportojë Sundar Pichar i cili gjithashtu ka poste në të dyja kompanitë që nga viti 2013.

Duket se kompanitë Google dhe Android po bashkohen gjithnjë e më shumë jo vetëm nga produktet por edhe nga punonjësit e përbashkët. Ndaj dhe ky lajm i sotëm e forcon akoma më shumë supozimin se ato do të jenë akoma më të bashkuara në të ardhmen. The Journal raporton se Lockheimer do të ketë nën përgjegjësi vetëm skuadrën e inxhinierëve të Chrome OS jo Chrome Browser, Chromecast apo Chromebook.

Në një konferencë për shtyp të Google këtë vit, kompania paraqiti se si aplikacionet Android do të duken në sistemin operativ Chrome dhe që nga muaji i fundit një numër i konsiderueshëm aplikacionesh Android janë të disponueshme në dyqanin Chrome OS. Me ardhjen e Lockheimer dhe si punonjës në Chrome OS me siguri tani do të shohim një integrim më të mirë të dy sistemeve operativë që përdoren nga Google. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>