Lajmet

Google vjen me një dizajn të ri të faqes

Nov 7 2012
0 Shpërndarje
Google vjen me një dizajn të ri të faqes

Është vërejtur që Google ka ndryshuar faqen e vet të kërkimit me më shumë hapësirë dhe pa sidebar.

Për momentin u mendua që ky ishte një eksperiment, por Google tani e ka bërë zyrtare dizajnin e ri.

Sipas Google-s, ideja është që t’u ofrojnë përdoruesve një përvojë të qëndrueshme të kërkimit “përmes llojllojshmërisë së pajisjeve dhe madhësive të ekraneve që njerëzit përdorin sot”.

Duke mënjanuar sidebar-in dhe duke lëvizur opsionin e kërkimit në maje të faqes së kërkimit, Google tashmë ka më shumë hapësirë për rezultatet e saj të “Knowledge Graph“.

Deri më tani, Google ka shfaqur opsionin e avancuar të kërkimit në sidebar në anën e majtë të ekranit, por këto opsione tashmë kanë kaluar në krye të rezultateve të kërkimit.

Shumë nga këto opsione, i’a vlen të përmendet, janë mjaft të ngjashme me ato që shfaqen në shiritin e zi në krye të faqes( si Images, Maps, Shopping etj). Google njoftoi se mjetet e kërkimit të avancuar vetvetiu nuk do të ndryshojnë.

Një klikim i shpejtë në opsionin “Search tools” do të sjellë virtualisht opsionin e njëjtë si më parë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>