Lajmet

Google Voice përditësohet më në fund për iOS 6

Nov 29 2012
0 Shpërndarje
Google Voice përditësohet më në fund për iOS 6

Kanë kaluar mbi dy muaj që kur Apple lançoi iOS 6 dhe iPhone 5, ndërsa Google sapo ka përditësuar më fund Google Voice.

Themi më në fund pasi në fillim të këtij muaji është lançuar versioni i tretë iOS 6 për zhvilluesit dhe pritet që iOS 7 të lançohet për zhvilluesit rreth qershorit të vitit të ardhshëm.

Google Translate nuk është përditësuar ende, por kjo mund të jetë për arsyen se mund të mos jetë edhe aq popullor ndërmjet përdoruesve të iOS.

Fatkeqsisht, Google nuk është e vetmja kompani që ka përditësuar me kaq vonesë aplikacionet e saj për ekranin e ri 4 inç të Apple.

Edhe Zipcar, Bing, dhe Nike+ Running përfshihen në listën e vonesave, edhe pse priten që së shpejti të lançohen një pjesë e madhe e aplikacioneve të rëndësishme.

Ndoshta një vonesë e tillë është një lëvizje strategjikë në këtë treg, por ky fakt i ka nervozuar shumë përdoruesit e iPhone. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>