Lajmet

Google Voice Search, tashmë njeh gjuhë të ndryshme njëkohësisht

Aug 16 2014
0 Shpërndarje
Google Voice Search, tashmë njeh gjuhë të ndryshme njëkohësisht

gsmarena_001 (4)Google Voice Search po bën një kohë të gjatë që po përdoret nga njerëzit në telefonët e tyre inteligjent. Përditësimi më i fundit i tij bën të mundur që ju ta komandoni atë në gjuhë të ndryshme në të njëjtën kohë.

Kjo do të thotë që përdoruesit, gjatë kërkimit të tyre në Google, mund të përdorin fjalë nga 5 gjuhë të ndryshme.

Google Voice Search është në gjendje që të dallojë fjalët e secilës gjuhë dhe të nxjerrë kuptimin e tyre, më pas në bazë të tyre gjen informacionin e kërkuar nga ju. Ky opsion i ri i vjen shumë në ndihmë përdoruesit pasi, tashmë ata nuk kanë nevojë që të ndryshojnë konfigurimet sa herë duan që të përdorin një gjuhë tjetër.

Përditësimi i ri po bëhet gati për çdo pajisje dhe mund të gjendet falas në dyqanet virtuale të Play Store. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>