Lajmet

Google Voice tani ju mundëson të bëni thirrje telefonike përmes Hangouts

Jul 27 2014
0 Shpërndarje
Google Voice tani ju mundëson të bëni thirrje telefonike përmes Hangouts

google-voice-icon_1020.0_standard_640.0Google Voice tani është duke ofruar opsionin për të bërë thirrje me Hangouts. Alex Wiesen zbuloi përditësimin përgjatë platformës së rrjetit social të kompanisë, duke shënuar që funksioni i ri nuk kërkon një llogari në Google+ dhe punon “edhe nëse nuk jeni duke e përdorur Hangouts-in në Gmail”.

Veçoria mund të qaset duke përzgjedhur Hangouts nga një menu rënëse e etiketuar “Phone to call with”. Uebfaqja më pas e hap një dritare të ndarë Hangouts, duke ju mundësuar që të zhvilloni bisedat si zakonisht.

Hangouts është parë si zgjidhja e Google për sistemet e veta të ndara të dërgimit të porosive dhe madje ofron mundësinë e kryerjes së thirrjeve telefonike. Por derisa platforma e re është lajmëruar si “e ardhmja e Google Voice,” është bërë pak për të bashkuar dy shërbimet. Pavarësisht kësaj, vendimi për të integruar Hangouts-in në Google Voice tregon që kompania është ende duke provuar që të zhvillojë shërbimin e dytë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>