Vëzhgim

Google vonon pagat

Mar 16 2012
0 Shpërndarje
Google vonon pagat

Zhvilluesit evropianë të softuerit kanë postuar qindra komente në forumet e ndërmarrjes, duke thënë që pagat për muajin shkurt nuk ishin marrë më 7 mars ashtu siç ishte planifikuar.

Koduesit marrin 70% nga shitja e aplikacionit të tyre në dyqanin Google Play.

Gjashtë ditë pas ankesës së parë të tij, një punëtor i Google shkruajti që: “Ne në mënyrë aktive jemi duke e hetuar këtë.”

“Ne iu kërkojmë falje për këtë  shqetësim. Në këtë kohë, asnjë veprim nuk është i nevojshëm nga ju,” shkroi menaxherja për marrëdhënie  me zhvillues. Ajo nuk tha nëse problemi ishte nga Google ose nga ndonjëri nga bashkëpunëtorët për kryerje të pagesave.

Disa përdorues në Francë, Suedi dhe Holandë raportuan që bankat e tyre i kanë marrë paratë të premten në mesditë. Sidoqoftë, në Britani të Madhe, Portugali dhe Gjermani u tha që ata ende duhej që t’i merrnin pagesat.

Shumë u ankuan edhe rreth vështirësisë në kontaktimin e Google për më shumë informata.

Anëtarët e forumit pjesërisht u inatosën pasi që ndërmarrja paraqiti një përditësim gjatë mbrëmjes së kaluar në konzollën e vet për zhvillues – në faqen ku programuesit hyjnë për t’i shikuar shitjet e tyre.

“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet nga disa zhvillues evropianë që ata ende duhet të marrin pagesën e tyre në mars 2012 për shitjet në shkurt 2012,” thuhej më tej.

Një lidhje e paraqitur “learn more” dërgonte tek një faqe ku thuhej: “Na vjen keq por informacioni që ju kërkuat nuk mund të gjendet.”/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>