Lajmet

Google Wallet për Android dhe iOS ju lejon të ndiqni blerjet online aktuale dhe të kaluara

Mar 13 2014
0 Shpërndarje
Google Wallet për Android dhe iOS ju lejon të ndiqni blerjet online aktuale dhe të kaluara

ordersblogKompania ka lajmëruar se një përditësim në aplikacionin Google Wallet për Android dhe iOS, shton një veçori të re të quajtur “porositjet”, e cila kërkon që faturat fillimisht të dërgohen në llogarinë tuaj në Gmail.

Versioni i ri do të jetë gati këtë javë dhe sapo të jetë i disponueshëm mund ta shkarkoni direkt nga Google Play dhe Apple App Store.

Google Wallet tani ju lejon automatikisht të ndiqni porositjet tuaja online, marrjen e njoftimeve për përditësimet, dhe të gjurmoni të gjitha porositjet e mëparshme gjithashtu.

Për të përdorur avantazhin që të jep kjo veçori e re, klikoni mbi “Activate” tek opsioni “Track your Orders” ose thjesht klikoni “Orders” në menunë e aplikacionit. Pak ngadalë por me siguri se Google Wallet do të bëhet aplikacioni juaj për të blerë çdo gjë online, të paktën nëse jetoni në SHBA. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>