Harduer

Google XPhone: Detajet e pakta që dimë deri tani

Dec 23 2012
0 Shpërndarje
Google XPhone: Detajet e pakta që dimë deri tani

Me blerjen e Motorola-s, Google ka filluar edhe planet për ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të telefonëve që do të konkurrojnë drejtpërdrejt me iPhone-n.

Detajet për ato që njihen tashmë me emrin XPhones janë ende të pakta dhe burimet se nga vijnë këto raportime po ashtu. Në Wall Street Journal shkruhet se këto pajisje po planifikohen të lançohen gjatë vitit të ardhshëm.

Ekranet fleksibël raportohet se janë marrë në konsideratë nga Google, por më pas është hequr dorë, ndërkohë që pjesët qeramike mundësojnë krijimin e modeleve me forma të veçanta dhe kamera panoramike më të mirë.

Disa karakteristika të tjera janë hequr po ashtu nga lista për shkak të konsumit të madh të baterisë.

CEO i Motorola-s, Dennis Woodside u shpreh për Journal se skuadra e tij po përpiqej të gjente teknologji që do të bënin diçka komplet ndryshe nga ato se çfarë bëjnë smartfonët e sotëm.

Në uebfaqen e Viewdle shkruhet se XPhone do të kenë aftësi të njohin fytyrën, objektet dhe shenjat. Sido që të jetë, mund të presim edhe një XTablet në dy vitet e ardhshme.

Google shpenzoi 12.5 miliardë $ për blerjen e Motorola-s, duke e bërë kështu lëvizjen më të shtrenjtë të kompanisë në termat e blerjeve. Që atëhere, ka reduktuar me 20% stafin. (PCWorld Albanian)

Google-Motorola

Tags >

Google
Lajmet e fundit>