Lajmet

Google zbulon Classroom, për të ndihmuar arsimtarët

May 7 2014
0 Shpërndarje
Google zbulon Classroom, për të ndihmuar arsimtarët

01student-class-cards-1Me anë të këtij mjeti synohet të ndihmohen arsimtarët që me lehtësi të organizojnë detyrat dhe të komunikojnë me studentët e tyre. I quajtur Classroom, mjeti pa pagesë integron Google Docs, Drive dhe Gmail në mënyrë që arsimtarët të mund të japin dhe të marrin detyra të shtëpisë të cilat nuk kanë nevojë të bëhen në letër, të komunikojnë me studentë brenda dhe jashtë klasës dhe të organizojnë programin e tyre mësimor.

Classroom do të ofrohet në platformën Google Apps for Education, që ofron një linjë të zakonshme të aplikacioneve për e-mail, kalendar dhe formim të dokumenteve, por është përshtatur për studentët dhe arsimtarët.

“Si një ish-arsimtar i matematikës në shkollë të mesme, unë e di shumë mirë që arsimtarët shpenzojnë shumë kohë duke bërë gjëra të tjera përveç mësimdhënies – zgjimi i hershëm për të vlerësuar kuizet, grumbullimi dhe rikthimi i togut të detyrave në letër dhe luftimi i problemeve të makinave të kopjimit të letrave,” shkroi menaxheri i produktit Classroom, Zach Yeskel në një postim në blog. “Por me teknologjinë e sotme nuk duhet të jetë ashtu.”

“Ne shpenzuam vitin e kaluar duke punuar për së afërmi me shumë edukatorë për të kuptuar sistemet që përdorin për të thjeshtësuar punët e tyre, në mënyrë që të rikthehen dhe ta bëjnë atë që ata e duan – mësimdhënien,” vazhdoi Yeskel. Google ka testuar Classroom në shumë shkolla dhe universitete dhe është tani duke pranuar kërkesa nga arsimtarë dhe profesorë që të mundësohet përdorimi i këtij mjeti. Classroom është planifikuar të lëshohet për të gjitha shkollat që përdorin Google Apps for Education gjatë muajit shtator. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>