Analiza

Google zbulon dhuratat e preferuara për festat e fundvitit

Dec 6 2013
0 Shpërndarje
Google zbulon dhuratat e preferuara për festat e fundvitit

google-logo-stock1Sezoni i blerjeve për festat e fundvitit është në kulmin e zhvillimit.

Posta elektronike mbizotërohet nga mesazhet promocionale, çdo ditë prezantohen oferta të reja dhe duket sikur nuk do të kenë fund prandaj, në qoftë se mendonit se Dita e Falenderimeve ishte fundi i kësaj çmendurie atëherë jeni të gabuar.

Duke marrë në konsideratë ofertat që dërgohen me e-mail, promocionet nëpër rrjetet sociale dhe mbingarkesën në Pinterest, është shumë e vështirë të dallohet se cilat janë produktet “e nxehta” të këtij sezoni.

Një metodë e vlefshme që mundëson identifikimin e produkteve popullore është rishikimi i historikut të kërkimeve. Në këtë mënyrë, kompania e plotfuqishme Google ka vendosur të përdorë Google Trends, kërkimet e bëra në motorin e kërkimit Google si dhe disa shërbime marketingu dhe analitikësh për të zbuluar dëshirat më të thella të njerëzve.

Si rezultat lista e ideve më popullore për dhuratat e festave të fundvitit është kjo:

– PS4 dhe Xbox One

– Tabletët

– Formueset Minecraft Legos

– Çizmet Ugg

– Kufjet Beats by Dree

– Pajisja Fitbit që mbahet si orë dore dhe shërben për gjurmimin e aktiviteteve të përdoruesit

– Veshje sportive të firmës The North Face

– iPhone 5S

– Byzylyk Rainbow Loom

– Kindle Fire HD

– iPhone 5C

– Loja Call of Duty Ghosts

– Shtëpi për kukullat Barbi

– Atlete Nike Air Jordan Retro

– Moto X

– Nexus 7

– iPad Mini (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>