Lajmet

Google zbulon emrin e versionit të ri të Android 4.4 “Kit Kat”

Sep 4 2013
0 Shpërndarje
Google zbulon emrin e versionit të ri të Android 4.4 “Kit Kat”

AndroidGoogle ka zbuluar emrin e versionit të ri të sistemit Android 4.4 i cili tingëllon disi çuditshëm.

Sundar Pichai, drejtuesi kryesor i Chrome dhe Android, në një prej publikimeve më të fundit në Google + ka lënë të kuptohet se emri i versionit që pritet të dalë në treg do të jetë “Kit Kat”.

Të dhënat kanë treguar se Android është aktivizuar në më tepër se 1 miliard pajisje, vlerë që tregon një përhapje të konsiderueshme të sistemit pasi vetëm para pak muajsh janë numëruar rreth 900 milion aktivizime.

Momentalisht nuk janë zbuluar shumë detaje rreth versionit “Kit Kat” madje nuk dihet ende as se kur do të jetë i disponueshëm për përdoruesit, por këta të fundit kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me lançimin e versioneve të reja.

Sipas tyre këto lançime duhet të jenë më të shpeshta. Përsa i përket përhapjes aktuale të versioneve të ndryshme të Android të dhënat kanë treguar se versionet më të përdorura janë Ice Cream Sandwich dhe Jelly Bean. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>