Biznes

Google zbulon kartën e debitit me parapagesë

Nov 22 2013
0 Shpërndarje
Google zbulon kartën e debitit me parapagesë

Surfboards lean against a wall at the Google office in Santa MonicaGoogle do të ofrojë tashmë një kartë debiti me parapagesë përmes së cilës konsumatorët do të knë mundësi të blejnë të mira nëpër dyqane apo të tërheqin para cash nga bankomatet.

Lajmin e ka dhënë vetë kompania gjatë një deklarate ditën e mërkurë. Karta, e cila do të jetë e disponueshme vetëm në SHBA, do t’i lejojë konsumatorët të aksesojnë fondet e ruajtura në llogaritë Google Wallet.

Google Wallet është një aplikacion për smartfonë si dhe një shërbim për pagesat online, i cili i mundëson konsumatorëve të blejnë të mira si dhe të transferojnë para tek njëri-tjetri.

Karta e re Wallet do të pranohet në “miliona pika të ndryshme” që pranojnë MasterCard si dhe në shumë bankomate, u shpreh Google në një postim në blog. Kompania tha se karta është pa pagesë dhe konsumatorët nuk do të tarifohen për përdorimin e saj.

Përse mund t’i interesojë Google-it një produkt i tillë? Karta mund ta ndihmojë kompaninë të luajë një rol më të rëndësishëm në tregti si dhe të mbledhë të dhëna të vlefshme mbi konsumatorët, si për shembull produktet që ata preferojnë më tepër të blejnë.

Konsumatorët i shtojnë paratë në Wallet Card duke e lidhur atë me një llogari bankare. Po ashtu, ata mund të marrin para nëse një person tjetër bën një transfertë në llogarinë e tyre. Karta mund të porositet online prej ditës së mërkurë dhe kërkon zakonisht 10 deri në 12 derisa të vijë në dorëzim. (PCWorld Albanian)

Tags >

Google
Lajmet e fundit>