Harduer

Google zbulon smartfonin e dytë të projektit Ara

Jan 15 2015
0 Shpërndarje
Google zbulon smartfonin e dytë të projektit Ara

Spiral-2-prototype-AP-PCBKemi folur para pak muajsh për Projektin Ara të gjigantit të motorit të kërkimit Google në disa artikuj. Kompania ka qenë mjaft e angazhuar në krijimin e harduerit të nevojshëm për smartfonët e projektit Ara. Projekti Ara është një iniciativë e Google, ku objektivi i vetëm është ofrimi i më shumë zgjedhjeve për konsumatorët bazuar në aftësitë, pamjen, ndërtimin, dhe koston e telefonit. Google do të ofrojë skeletin kryesor ku mbi të cilin mund të bashkangjiten module që përfaqësojnë bateritë, proçesorët, kamerat, bokset, dhe të tjerë komponentë.

Kompania mbajti një konferencë ku prezantoi edhe finalizimin e këtij projekti ku produkti i quajtur “Spiral 2” është akoma në fazën e testimit. Google ka zhvilluar 11 module që mund ti bashkangjiten skeletit kryesor. Disa magnetë do ti mbajnë modelet të ngjeshur me skeletit kryesor. Modeli “Spiral 2” ka në përbërje një modem 3G, dhe fuqizohet nga një proçesor krejtësish ndryshe nga çfarë jemi mësuar të shohim.

Nga pamja arkitekturore, ky model dizajni nuk është diçka e re. Një kompani e quajtur Kano ka ndërtuar kompjutera bazuar në komponentët e dëshiruar nga përdoruesit për vite me rradhë. Madje edhe severat për qendrat e të dhënave kanë një nivel të ngjashëm përshtatshmërie të harduerit falë një projekti të Facebook.

Projekti Ara u shfaq në 2013 nga Eremenko (inovatori amerikan i cili është edhe drejtori i Projektit Ara) kur ishte pjesë e Motorolas. Ekipi i zhvillues i Projektit Ara qëndroi tek Google edhe pas blerjes së Motorola nga Lenovo. Katër muaj pas informacioneve të para të Projektit Ara, u raportua se Google kishte në objektiva të nxirrte në shitje për 50 dollar telefonët Ara të paisur me konektivitet Wi-Fi. Ditën e djeshme Google prezantoi telefonin, ndërsa disponueshmëria në tregjet globale mund të mbërrijë nga fundi i vitit. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>