Harduer

Google zbulon specifikimet teknike për Glass

Apr 17 2013
0 Shpërndarje
Google zbulon specifikimet teknike për Glass

Syzet Google Glass do të kenë një rezolucion aq të lartë sa ai i një ekrani 25 inç (që shihet në një largësi 2.5 m).

Kamera do të kapë foto 5 megapixel, ndërsa videot në rezolucion 720p. Këto specifikime i ka bërë publike vetë Google gjatë kësaj jave.

Pajisja do të suportojë Wi-Fi me standarde 802.11b/g. Ajo do të ketë gjithashtu Bluetooth.

Kujtesa e lirë do të jetë 12 GB, megjithatë syzet mund të sinkronizohen me Google cloud.

Në total pajisja ka 16 GB kujtesë. Deri tani, syzet do t’u shiten vetëm disa personave të veçantë të cilët kanë aplikuar për t’i blerë ato me një çmim prej 1500 $.

Bateria do të mbajë një ditë të plotë (përdorim normal), edhe pse disa veçori si regjistrimi i videove e konsumojnë atë më shpejt.

Karikimi i baterisë do të bëhet përmes një kablli Micro USB si dhe njëkohësisht përmes një karikuesi.

Google sugjeron që përdoruesit të përdorin atë karikues që vjen me Google Glass, në vend të “mijëra karikuesve Micro USB që gjenden në treg.”

Aplikacioni shoqërues MyGlass aktivizon GPS (Global Positioning System) dhe SMS-të (Short Message Service), por kërkon version Android 4.0.3 dhe më lart.

Përveç këtyre karakteristikave, Google u ka treguar një numri të kufizuar zhvilluesish edhe Google Mirror API, e cila do t’u mundësojë atyre të ndërtojnë shërbime të bazuara në ueb (të quajtura Glassware), të cilat ndërveprojnë me Google Glass.

Funksionalitetet ofrohen përmes një API të bazuar në cloud, duke eliminuar opsionin e ekzekutimit të kodit në Glass.

Të ashtuquajturat “timeline cards”, të cilat mund të jenë të formatit tekst, HTML e pasur, imazhe apo video, do të jenë në qendër të përvojës së përdoruesit dhe asaj se çfarë do të shohin ata. (PCWorld Albanian)

syze google Glass

Lajmet e fundit>