Lajmet

Google zhvendos panelin e navigimit në Youtube në fund të aplikacionit Android

May 31 2017
0 Shpërndarje
Ky ndryshim është pjesë e përditësimit më të fundit yë Youtube i cili po dërgohet gjatë ditës së sotme. Në një postim në forumet e saj, Google zhvendos panelin e navigimit në Youtube në fund të aplikacionit Android

Adhuruesit e aplikacionit Youtube në Android do të shohin së shpejti zhvendosjen e fushës së navigimit të aplikacionit në fund të ndërfaqes.

Ky ndryshim është pjesë e përditësimit më të fundit të Youtube i cili po dërgohet gjatë ditës së sotme. Në një postim në forumet e saj, Google tha se përditësimi i ri në Android do të përmirësojë eksperiencën në Youtube në mesin e platformave mobile dhe do të jetë më konsistente.

Fusha e navigimit në fund tregon opsionet Home, Trending, Subscriptions dhe Library. Seksioni Library është shkëpurtu nga Account ku ky i fundit mund të aksesohet nga paneli në krye të aplikacioni në ikonën e profilit.

Çdo video që keni ngarkuar mund ta shikoni në seksionin Library përfshirë historikun dhe listat e luajtjes.

Paneli i ri do të jetë i dukshëm nga të gjitha faqet e aplikacionit me përjashtim kur shikoni video. Google shtoi se aplikacioni Youtube tashmë mund të mbajë mend ku e keni lënë për herë të fundit aplikacionin në mënyrë që kur të ktheheni ta keni më të lehtë kërkimin e asaj që keni qenë duke parë.

Përditësimi mund të marrë disa ditë përpara se të publikohet për të gjithë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>