Lajmet

Google zhvillon një kontroll të ri sigurie Captcha në ueb

Mar 10 2017
0 Shpërndarje
Sistemet e sigurisë së uebit të cilët kërkojnë nga përdorues të provojnë se realisht janë njerëz do të zëvendësohen nga një sistem i ri zhvilluar nga Google. Google zhvillon një kontroll të ri sigurie Captcha në ueb Photo Source: Google

“Captcha” janë në vërtetë një gjëegjëze që përdoruesit duhet ta zgjidhin përpara se të qasen në një uebsajt, diçka e vështirë për një kompjuter. Ato janë dizajnuar për të ndaluar botët.

Por sistemi i ri i Google gjurmon mënyrën sesi persona ndërveprojnë me uebsajtin për të provuar nëse janë njerëz ose jo.

Zakonisht kontrollet “Captcha” janë përdorur gjatë evenimenteve për të ndaluar botët të cilët blinin të gjitha biletat më të mira. Gjithashtu shfaqen kur një përdorues vendos gabim fjalëkalimin si masë parandaluese ndaj botëve që tentojnë vjedhjen e llogarive.

Me reCaptcha, Google ka thjeshtuar procesin duke u kërkuar përdoruesve thjeshtë të nënshkruajnë në një kuti në uebsajtin që po përdorin. Është ky proces i cili monitoron sjelljen e përdoruesit nëse është klikim i natyrshëm apo klik boti.

Konkretisht një skript i automatizuar merr vetëm një sekondë për të nënshkruar dhe mund të mos e lëviz fare mausin gjatë procesit.

Por sistemi më i fundit e heq edhe këtë barrierë dhe në vend të saj analizon sesi njerëzit kanë ndërvepruar me elementë të tjerë të uebsajtit. /PCWorld Albanian

Tags >

Google
Lajmet e fundit>