Lajmet

Google: Zhvilluesit jo njoftime për përditësime të aplikacioneve jashtë Google Play Store

Apr 29 2013
0 Shpërndarje
Google: Zhvilluesit jo njoftime për përditësime të aplikacioneve jashtë Google Play Store

Ndryshimi më i fundit në Rregulloren e Google Play Store ka për synim ndreqjen e një gabimi në sigurinë e përdoruesve, i cili thekson se gjithë aplikacionet që instalohen nëpërmjet Google Play Store duhet të përditësohen nëpërmjet tij me patjetër.

DroidLife raportoi se ishte e nevojshme të ndërmerrej kjo masë për të ofruar siguri tek përdoruesit e atyre aplikacioneve që janë instaluar nëpërmjet Play Store, ndërsa përditësimet e tyre realizoheshin nëpërmjet një burimi tjetër të jashtëm.

Ndryshimi në përmbajtjen e rregullores, e cila i shfaqet çdo zhvilluesi në momentin e logimit nuk aprovon detyrimin e përdoruesve për përdorimin e një kanali tjetër përveç atij të Play Store.

“Një aplikacion i shkarkuar nga Google Play nuk mund të modifikojë, zëvendësojë apo përditësojë kodin e paketës të aplikacionit Android (APK) duke përdorur një metodë të ndryshme nga mekanizmi i përditësimit të Google Play.” shkruhej në rregullore.

“Google Play është një burim i besuar për shkarkimet e aplikacioneve Android prandaj ne duhet të jemi të përkushtuar për të ofruar një eksperiencë të qëndrueshme dhe të sigurt.”

Ky ndryshim në rregullore ndalon përfundimisht zhvilluesit të njoftojnë përdoruesit për një përditësim aplikacioni jashtë Play Store. (PCWorld Albanian)

google play store

Lajmet e fundit>