Lajmet

Google zyrtarisht zbulon Android TV

Jun 26 2014
0 Shpërndarje
Google zyrtarisht zbulon Android TV

DSC_3773_verge_super_wideDuke përdorur Android L, Android TV do të punojë në harduerë të ngjashëm me Google TV dhe sete televizive të ngjashme me Apple TV, Roku dhe konsolla, por me një përqendrim të shtuar për lojëra. Google TV, i lëshuar gjatë vitit 2010 me ambicie të qartë për ta kthyer televizorin tuaj në një smartfon, tani është pjesë e të kaluarës. Android TV është përgatitur për ekranin më të madh në shtëpinë tuaj dhe është më shkëlqyes në garën me ofertat e rivalëve.

Argëtimi është gjë e spikatur kësaj radhe, teksa softuerët shfaqin përmbajtje nga Google Play Store dhe bashkëpunëtorët si Netflix dhe Hulu dhe ofrohen rekomandime në bazë të gjërave që shikoni. Kërkimi është po ashtu i përfshirë në këtë përvojë, ku përdoret Grafiku i Informacioneve i Google për të ju ofruar informacione kontekstuale për programet e tuaja të parapëlqyera. Përdoruesit madje mund ta kontrollojnë softuerin duke përdorur një orë me Android Wear dhe, sikur Chromecast, përmbajtja mund të dërgohet nga një pajisje tjetër në Android TV.

Google është duke sjell edhe lojërat nga Google Play në televizor, që konfirmon një raport të mëhershëm nga Wall Street Journal. Sikur Fire TV, pajisjet do ta kenë një kontrollues dhe lojtarët do të jenë në gjendje që të luajnë lojëra me shumë lojtarë online dhe të arrijnë mbërritje përgjatë rrjetit të Lojërave të Google Play. Për më tepër, Google është duke punuar edhe me prodhuesit e pajisjeve si Sony dhe Sharp për të dizajnuar TV që janë planifikuar të vijnë gjatë vitit 2015 dhe Razer dhe Asus pritet të zhvillojnë sete me një përqendrim në lojëra. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>