Siguri

Google arnon lëshimin që infektoi profilet në Orkut

Sep 26 2010
0 Shpërndarje
Google arnon lëshimin që infektoi profilet në Orkut

Në një deklaratë, gjiganti kërkues amerikan ka theksuar se shkaku i këtij problemi ishte një kod në “Orkut-in e ri”, që ishte modifikuar nga zhvilluesit e rrjetit social.

“Ne morëm masat menjëherë për të përmirësuar një lëshim në XSS në orkut.com, që ishte zbuluar para disa orësh. Analizat tona të kodit të skriptimit nuk zbuluan shumë rreth aktivitetit të dëmshëm. Problemi tani është zgjidhur, por do të vazhdohet të studiohet lëshimi në mënyrë që të ndihmohet në të ardhmen që të evitohen probleme të ngjashme” tha Google në një deklaratë.

Lëshimi ka shtyrë që përdoruesit të përfshihen në këtë komentet të quajtur “Të infektuar nga virusi Orkut” pa ndonjë nevojë të miratimit. Grupi u fshi nga stafi më herët gjatë mbrëmjes, por Hakerët arritën që të krijojnë atë duke përdorur të njëjtën vrimë. Përveç anëtarësimit, përdoruesit filluan më pas të dërgojnë edhe kod të dëmshëm përmes mesazheve në rrjet.

Përdoruesit që ishin të prekur nga kodi do të duhej të fshijnë historinë e shfletimit dhe të fshijnë skedarët e përkohshëm. Rekomandohet që të ndryshohet edhe fjalëkalimi në kuadër të këtij rrejti social. /pcworld.al

Lajmet e fundit>