Softuer

Google avancon Androidin me Voice Actions dhe Google to Chrome

Aug 13 2010
0 Shpërndarje
Google avancon Androidin me Voice Actions dhe Google to Chrome

Këtë javë është mirë të jesh në anën e Google Android. I riu Motorola Droid 2 është paraqitur në shitje për Verizon, raportet e analistëve tregojnë Android ka rritur mjaft shumë pjesëmarrjen në treg, Sony e ka adoptuar atë për celularin e saj të radhë PlayStation, dhe tani Google ka shfaqur dy gjëra interesante dhe pa pagesë për përdoruesit e Android.

Në një konferencë në San Francisco, kompania shpalosi veprimet me zë, që iu mundësojnë celularëve Android të përgjigjen ndaj komandave me zë, dhe shtojcën e re Chrome to Phone, që e bënë më të lehtë marrjen e materialeve nga desktopi për lexim të mëvonshëm në celular. Që të dy këto veçori janë të gatshme për të gjithë dhe pa pagesë, por ofrohen vetëm për Android 2.2

Veprimet me zë

Veprimet me zë zgjerojnë opsionin e mëhershëm kërkues me zë përbrenda Android, duke shtuar një bashkësi të re të komandave për të kontrolluar veprimet në celularë. Për shembull, ju mund të thoni “Dërgo mesazh tek Joe, Do të vonohem për Futboll”, “Thirre Rovenete Pizza” apo “tregomi drejtimet për Seaside, Oregon” dhe celulari do të bashkëpunojë.

Veprimet me zë punojnë me një saktësi të caktuar, por celularë ju lejon gjithashtu t’i rishikoni dhe arnoni komandat para se ato të ekzekutohen, dhe Google pretendon se do të vazhdojë me përmirësimin e teknologjisë me paraqitjen e veçorive të reja.

Chrome to Phone

Pasi që përdoruesit e celularëve të mençur shfletojnë edhe në celularët e tyre edhe në kompjuterë, Chrome to Phone e bënë të lehtë shkëmbimin e informacioneve mes këtyre ty platformave. Pas instalimit të shtojcës Chrome, që është zhvilluar nga inxhinieri i Google, Dave Burke në “20 për qind të kohës së tij”, ju mund të dërgoni linqe nga cilido kompjuteri në celularin tuaj të mençur me një klikim. Përveç faqeve, ai gjithashtu përkrahë dërgimin e numrave të telefonit dhe adresave.

Lajmet e fundit>