Softuer

Google avancon veglën e saj të Përkthimit

Nov 17 2009
0 Shpërndarje
Google avancon veglën e saj të Përkthimit

Një prej veçorive më kryesore që është paralajmëruar është se përkthimi do të ofrohet në të njëjtën kohë gjersa ju shkruani, në vend se të shtypni butonin “Translate”.

Google gjithashtu është duke ofruar një veçori për të romanizuar gjuhët me skripta të ndryshme, siç është Mandarin apo Hindi. Veçoria punon me të gjitha gjuhët jo-romane, përveç gjuhës Hebreje, Arabe dhe Persiane.

Gjithashtu është lajmëruar edhe një funksion i shkëlqyer që ju lejon të përktheni veçori të shkruara në mënyrë fonetike, nëse nuk e njihni skriptën përkatëse.

Dhe kur ju përktheni në gjuhë Angleze, ju vetëm duhet të klikoni mi ikonën e “spikerit” dhe ai do të lexojë përkthimin për ju. Momentalisht, Google Translate përkrah 51 gjuhë të ndryshme duke përfshirë edhe gjuhën shqipe.

Lajmet e fundit>