Biznes

Google blen Jambool: Beteja e rrjeteve sociale po fillon!

Aug 16 2010
0 Shpërndarje
Google blen Jambool: Beteja e rrjeteve sociale po fillon!

Shefi ekzekutiv i Jambool, Vikas Gupta dhe shef i lartë i teknologjisë Reza Hussein kanë konfirmuar se marrëveshja është arritur dhe se sipas tyre “Loja sapo ka filluar”.

Jambool ka filluar ngritjen në vitin 2006 dhe një vit më vonë ka ndryshuar fokusmin e saj drejt faqeve të rrjeteve sociale duke krijuar një platformë për monedha virtuale, të quajtur Social Gold. “Së bashku me suksesin ne kemi gjetur mënyra atraktive dhe argëtuese për të konkretizuar në të holla  aplikacionet tona – në veçanti valutat virtuale dhe të mirat tjera. Kjo na ka ndihmuar të krijojmë një platformë që ndihmon zhvilluesit të krijojnë, hostojnë, menaxhojnë dhe konkretizojnë në të holla ekonomitë e tyre virtuale”  tha themeluesi i saj.

Konkurrenti kryesor i Jambool është Facebook Credits, platforma për monedha virtuale e Facebook-ut . Facebook Credits merr 30 për qind prej të hyrave të fituara, kurse Jambool ka fituar 3 prej 10 për qind për çdo transaksion.

Lojërat sociale kanë nxitur në vete një industri multi-miliardëshe. Krijuesi i FarmVille, Zynga ka vlerë më të lartë se 4 miliard dollarë dhe parashikimet e fundit llogarisin se luajtja sociale do të sjellë më shumë se 1 miliard dollarë të hyra në këtë vit. E sigurisht Google në këtë drejtim tani e tutje do të ketë Jambool, që duket se do t’i shërbejë si platformë për pagesa për lojëra sociale në projektin e saj të ardhshëm.

Për sa i përket blerjes Google nuk ka bërë të ditur ndonjë detaj rreth planeve për krijimin e një faqe pë rrjet social, por vlen të theksohet se Google tani ka blerë rreth 18 kompani në vitin 2010, shumë prej të cilave janë komponente potenciale për faqen e rrjetit të saj social, “Google ME”. Para blerjes së Jambool, Google ka Slide për 180 deri në 230 milion dollarë, një kompani që zhvillon lojëra, widgets dhe aplikacione të dizajnuara në veçanti për përdorim në media sociale, pastaj Google investoi 100 dhe 200 milion dollarë në Zynga, kompani përgjegjëse për lojërat si FarmVille dhe Mafia Wars, e kështu me radhë.

Lajmet e fundit>