Biznes

Google blen Like.com

Aug 16 2010
0 Shpërndarje
Google blen Like.com

Google ka motorin e vet kërkues vizual të inkorporuar në Android – përmes së cilit përdoruesit mund të kapin imazhe të një monumenti, objekti në teren apo madje edhe të një personi dhe të pranojnë rezultate të bazuara në kombinimin e imazheve përmes internetit. Kjo është një teknologji në të cilën Google ka qenë e interesuar kaherë, por ka pasur vështirësi në inkorporimin e saj.

Kur vizitoni Like.com, ju do të vëreni një faqe komerciale të fuqizuar nga kërkimi vizual. Ajo në përgjithësi është e fokusuar në veshmbathje dhe gjithashtu tenton të identifikojë produkte për përdorues bazuar në ngjyrat dhe dizajnin e gjërave që ata po kërkojnë. Për shembull, nëse përdoruesit vërtetë pëlqejnë diçka si rroba apo mbathje, Like.com do të jetë në gjendje të ofrojë rezultate relative me dizajnin, ngjyrën e tyre, etj.

Tech Crunch ishte i parë që theu heshtjen dhe shpalosi lajmin se Google po dëshiron të blej një dyqan unike online dhe e gjithashtu edhe teknologjinë e tij. Në kombinim me fuqinë e saj ekzistuese kërkuese, Google do të jetë në gjendje të kthejë këtë blerje në diçka vërtetë të fuqishme.

Like.com kom raportohet se gjeneron rreth 50 milion dollar në vit, kështu që një çmim blerës prej 100 milion dollarë është një çmim i arsyeshëm për investim. Kjo njëherësh duket se paraqet një hap më afërt drejt skemës së Google për rrjet social/të lojërave në të cilën është duke u fokusuar kohëve të fundit.

As Google e as Like.com nuk kanë konfirmuar asgjë zyrtarisht.

Lajmet e fundit>