Biznes

Google bleu ndërtesë në Manhattan

Dec 23 2010
0 Shpërndarje
Google bleu ndërtesë në Manhattan

Blerja ishte raportuar së pari nga Wall Street Journal në fillim të dhjetorit dhe ishte përfolur që Google  kishte paguar 1.9 miliardë dollarë për këtë pronë.

Kjo ndërtesë ka sipërfaqen prej 883,920 metra katrorë dhe tashmë ka zyret e Google dhe qendrën e të dhënave kryesore. Nëse çmimi i përfolur është i saktë, atëherë kjo është marrëveshja më e madhe që është bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2010 për një ndërtesë të vetme.

1.9 miliardë dollarë nuk janë piknik edhe pse bëhet fjalë për një ndërmarrje të madhe si Google që e quan atë shumë si “investim në New York”. Sipas disa vlerësimeve, edhe pse ka pasur një çmim të madh, marrëveshja mund të kthehet në një gjë të shkëlqyer për Google, si financiarisht ashtu dhe në aspektin strategjik. /pcworldalbanian

 

Lajmet e fundit>